Site icon Telegrafi

Sulmi mund të ishte më i rëndë në Stamboll, kaq persona e kanë planifikuar

Sulmi terrorist në Stamboll deri më tani ka lënë të vdekur 28 persona dhe 60 të lënduar.

Tashmë dihet se tre persona kanë bërë shpërthimet në aeroportin e Stabollit, “Ataturk”.

Por, zyrtarët turq kanë filluar të zbardhin detaje rreth shpërthimit, i cili supozohet se e ka kryer organizata terroriste ISIS, transmeton Telegrafi.

Sipas medieve turke sulmi ka mundur të jetë edhe më kobshëm pasi merret vesh se është organizuar prej shtatë personave.

Vlen të ceket se deri më tani dihet se dy prej kamikazëve kanë kryer vetëvrasje. /Telegrafi/

Exit mobile version