Në disa pamje të publikuara në internet shihet sulmuesi i së mërkurës afër Parlamentit Britanik duke ecur me shpejtësi me veturë mbi një urë.
Ndërkohë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në pamje shihet një grua bie nga ura në lumë. Nuk është e qartë nëse gruaja ishte goditur nga vetura, apo kishte kërcyer.
Bëhet e ditur se ajo ishte nxjerrë nga lumi dhe ishte dërguar në spital.
Një person i armatosur me thikë kishte vozitur me shpejtësi të madhe në urën e Westminster, duke shkelur mbi 20 persona, pesë nga të cilët kanë ndërruar jetë nga plagët e marra nga goditja.
Sulmuesi kishte arritur të depërtojë deri tek porta e Parlamentit britanik, ku theri me thikë një polic që po bënte roje pranë portës i cili më vonë ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ndërkaq, autoritet e sigurisë këtë sulm e kanë cilësuar si “incident terrorist”, duke mos dhënë detaje të hollësishme lidhur me sulmin. /Telegrafi/