Një fushatë për mbledhjen e fondeve ka filluar nga një iniciativë e një myslimani i cili ishte dëshmitar i sulmit të Londrës.
Nga kontributi i njerëzve vullnetmirë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë arritur të grumbullohen rreth 17 funte në vetëm një ditë, për viktimat, gjegjësisht familjarët e tyre.
Po sipas medieve të huaja, një faqe e quajtur Myslimanët e Bashkuar për Londrën ka arritur që të grumbullojë rreth tremijë funte vetëm për një orë dhe ka kaluar mbi 10 mijë funte për 15 orët e ardhshme, pasi që qindra njerëz dhanë kontributin e tyre.
Muddassar Ahmed ka thënë se kishte filluar me grumbullimin e fondeve pasi kishte dëshmuar sulmin.
“Isha i tronditur nga pamjet e të lënduarve dhe humbja e jetëve, pamje që shihja nga dritarja ime”, ka shkruar ai.
Ai tani ka ngritur objektivin e fondit për 20.000 funte për shkak se kishte parë gatishmëri të lartë të njerëzve për të kontribuar. /Telegrafi/