Edhe pse ka shqetësim për lëndimet e Arbër Zenelit dhe Milot Rashicës, pjesa tjetër e sulmit të Kosovës po shkëlqen gjithandej.
Pa dyshim lojtari më në formë është sulmuesi qendror Vedat Muriqi i Fenerbahces.
Prizrenasi ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit për klubin e tij që e ka nisur shumë mirë edicionin në elitën e futbollit turk.
Goli i fundit ndaj Basaksehir e konfirmoi formën e tij të shkëlqyer që po kalon.
Në formë të lartë është edhe Bersant Celina që gjithashtu ka shënuar dy herë në dy ndeshjet e fundit për Sëansea në Championship.
Celina ka qenë startues në ndeshjet e fundit të Kosovës, ku ka luajtur rol të rëndësishëm në fitoren ndaj Bullgarisë, shkruan Telegrafi.
Një tjetër lojtar që po shkëlqen është edhe Lirim Kastrati i Lokomtiva Zegrab.
Ky i fundit shënoi dy herë në fitoren e ekipit të tij ndaj Zapresic, duke ia dhënë tri pikë ekipit.
I plot në fundjavë duke zhvilluar 90 minuta ishte edhe Bernard Berisha për Akhmat Groznyn, në humbjen e thellë ndaj CSKA-s (3-0).
Zhegrova nuk po ka aq minuta te Baseli, ndërsa Elbasan Rashani ishte i plot me OD ndaj Molde (2-2). /Telegrafi/