Një shofer kamioni, identiteti i të cilit tanimë thuhet se është i ditur u fut me kamion nëpër një rrugë biçikletash në Manhattan.
Derisa futet aty, përcjell Telegrafi, ai, gjegjësisht kamioni që po drejtohej nga ai përplaset me një autobus shkollor.
Nga e gjithë kjo ngjarje që ka tronditur New Yorkun, dhe jo vetëm kanë mbetur të vdekur tetë persona dhe disa të tjerë të lënduar.
Ndërkohë, janë publikuar disa pamje që tregojnë trupat e njerëzve të shtrirë për tokë, disa prej tyre të vdekur.
Gjithashtu mediat kanë publikuar disa pamje në të cilat, i dyshuari duket duke dashur t’i ikte policisë.
Veç këtyre, në një fotografi të publikuar nga mediat thuhet se shihet i dyshuari në momentin e arrestimit, pasi ishte qëlluar për tu plagosur nga policia.
Mediat kanë raportuar se shkaktar i gjithë kësaj tragjedie është Sayfullo Saipov, një 29 vjeçar i cili jeton në Tampa, Florida.
Po sipas medieve, në momentin e sulmit ai kishte bërtitur “Allahu Akbar”.
Siç bëhet e ditur më tej, i dyshuari ishte me kombësi uzbeke, që kishte ardhur në Amerikë në vitin 2010.
E policia thuhet se është duke e trajtuar sulmin si një “sulm terrorist”. /Telegrafi/