I dyshuari kryesor për sulmin me kamion në Nju Jork, ku nga goditja kanë mbetur të vrarë tetë veta, u tha hetuesve se ai e ka planifikuar atë që një vit.
Sayfullo Saipov, 29 vjeç, tha se ka pasur qëllim të vrasë sa më shumë njerëz dhe se “ndjehet mirë” për sulmin e së martës, në Natën e Shtrigave.
Imigranti uzbek, i cili përballet me akuzat për terrorizëm, tha se është frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik.
Ai është qëlluar dhe plagosur nga policia në vendin e ngjarjes.
Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në Twitter se ai duhet të dënohet me vdekje. /rel/