Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini i është përgjigjur Papu Gomezit pas komenteve të sulmuesit për largimin e tij nga Bergamo, ku tha se italiani e sulmoi fizikisht.
Argjentinasi pretendoi se trajneri i Atalantas u përpoq ta sulmonte fizikisht në zhveshtore pasi ai ‘nuk iu bind’ urdhrave në fushë në një ndeshje kundër Midtjylland në Ligën e Kampionëve.
Ish-kapiteni u hap me lamtumirën e tij dhe i shpjegoi mediumit La Nacione se si sillej trajneri dhe klubi ndaj tij, ku nuk kurseu kritikat edhe ndaj presidentit.
Por, Gasperini iu përgjigj komenteve në një deklaratë për La Gazzetta dello Sport, duke pretenduar se ishte e kundërta.
“Sjellja dhe qëndrimi i Gomez, brenda dhe jashtë fushës, ishin bërë të papranueshme për trajnerin dhe shokët e tij të skuadrës”, ka thënë fillimisht Gasperini për La Gazzetta dello Sport.
“Sulmi fizik erdhi nga ai, jo nga unë, por arsyeja e vërtetë që ai u largua nga Bergamo është sepse ai nuk respektoi seriozisht pronarët e klubit”.
“Shpresoj që Gomez të vazhdojë të flitet për shfaqjet e tij, siç bëri në Atalanta”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/