Site icon Telegrafi

Sulmi më bombë në Turqi, shumica e viktimave ishin fëmijë

Shumica e viktimave të shpërthimit në dasmën kurde, në qytetin turk të Gaziantepit, gjatë të shtunës, kanë qenë fëmijë, raportojnë mediat.

Bëhet e ditur se nga 54 viktima, 29 prej tyre kanë qenë fëmijë, nën moshën 18 vjeçare, ku 22 prej tyre, madje ishin nën 14 vjeç.

Sipas raportimeve të mediave, personi që kreu sulmin vetëvrasës ishte një fëmijë mes moshës 12-14 vjeç.

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka fajësuar grupin terrorist “Shteti Islamik” për sulmin, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version