Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë, për këtë sulm me bombë në Somali që i lëndoi edhe katër të tjerë.
Së paku tre ushtarë kanë mbetur të vdekur, pasi makina e tyre që po lëvizte sot në periferi të kryeqytetit Mogadishu, është qëlluar me bombë, transmeton Telegrafi.
“Ky shpërthim ishte si pasojë e një eksplodimi skaj një rruge, që kishte shënjestër automjetin ushtarak, që transporton ushtarë. Janë tre të vdekur dhe katër të tjetër të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.
Derisa nuk ka të dhëna shtesë, është bërë e ditur se policia e ka rrethuar zonën dhe po bënë hetime lidhur me shpërthimin.
Lidhur me këtë shpërthim, ende nuk e ka marrë përgjegjësinë asnjë grup, por al-Shabaab që është në lidhje me al-Kaedan, ka kryer sulme të shumta në Somali gjatë viteve të fundit. /Telegrafi/