Site icon Telegrafi

Sulmi i armatosur në një shkollë në Nashville, adoleshentja me shumë armë vrau tre fëmijë dhe tre të rritur – u qëllua edhe ajo nga policia

Një grua sulmoi dhe qëlloi për vdekje tre fëmijë dhe tre të rritur, në një shkollë private të krishterë në Nashville, Tennessee.

Sulmuesja është vrarë nga policia pas një përleshjes që e pati me ta, pasi kishte sulmuar shkollën Covenant, transmeton Telegrafi.

Policia amerikane njoftoi se e dyshuara që dukej sikur të ishte adoleshente, ishte armatosur me dy lloje të pushkëve automatike dhe një revole.

Lexo po ashtu Të shtëna armësh brenda një shkolle në Nashville, raportohet për disa të plagosur – policia qëllon për vdekje sulmuesin

John Howser nga qendra medicinale Vanderbilt, ka konfirmuar se tre pacientë të repartit pediatrik janë transportuar për në spitalin Monroe Carell Jr, pasi kishin pësuar plagë nga armët e zjarrit.

Tre fëmijë, që të gjithë nxënës të shkollës, janë shpallur të vdekur pasi ishin pranuar në spitalin ku shpresonin se do të arrijnë t’i ndihmojnë.

Sulmuesja u shpall e vdekur pasi u qëllua nga policia pasi refuzoi t’ju bindet urdhrave dhe të dorëzohet. /Telegrafi/

Exit mobile version