150 raportohet se ka shkuar numri i viktimave nga një seri shpërthimesh të koordinuara që tronditën Sirinë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër ISIS.
Sulmet përfshinë qytetet Tartous dhe Jablé, të banuara në pjesën më të madhe me sirianë alavitë, minoritet ku bën pjesë kreu i shtetit Bachar al-Assad.
Në këtë stad të luftimeve, këto dy qytete ishin të distancuara nga lufta që po rrënon Sirinë prej gjashtë vitesh, transmeton syri.
Një prej sulmeve u ndërmor nga një kamikaz, i cili u hodh në erë pasi aktivizoi një brez me eksploziv në një spital ku ofroi ndihmën e tij për transportimin e personave të plagosur nga shpërthimi i një autoveturë të shënuar më parë, raporton Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.