Nuk janë vetëm problemet në fushën e blertë, por për Manchester United ndeshja në Turqi është një dhimbje koke më vete.
Të paktën kështu raporton britanikja “The Sun” Mançesteri ka kërkuar që mbështetësit e saj të shoqërohen me eskortë drejt stadiumit “Sukru Saraçoglu”.
Në mbështetje të skuadrës së Mourinjos që udhëton drejt Stambollit do të jenë edhe mjaft tifoz që nuk duan kurrsesi ta lënë ekipin vetëm.
Përballja e dytë në grupet e Europa Ligës mes Fenerbaçes dhe Mancester United ndjell frikë dhe pasiguri, për sa i përket lojës jashtë fushe.
Sfida e parë përfundoi në favor të Anglezëve që mundën thellë 4-1 turqit. Arsyeja është sulmet terroriste që kohët e fundit janë të shumtë në Turqi.
“Ngjarjet e kohëve të fundit në Stamboll janë shqetësuese për udhëtimin tonë atje. Njoftojmë tifozët se para takimit ata duhet të mblidhen para sheshit “Taksim”. Që andej do të vendosim autobusë të ruajtur nga policë që do të bëjnë të mundur udhëtimin tonë në kushte të sigurta. Ky udhëtim do të zgjasë jo më shumë se një orë”, shkruan në njoftim. /Telegrafi/