Site icon Telegrafi

Sulmet më të rrezikshme në zemër rezultojnë të jenë ato në heshtje

Një studim i ri amerikan ka treguar se thuajse gjysma e sulmeve në zemër, ndodhin “në heshtje”.

Ashtu siç sugjeron emri, një sulm i heshtur në zemër është ai që fillimisht mund të kalojë pa u vënë re, pasi simptomat nuk janë aq intensive dhe të dukshme sa ato të një sulmi klasik të zemrës.

Simptomat mund të përfshijnë gulçim dhe siklet në pjesë të trupit përveç gjoksit – këto mund të përfshijnë shpinën, qafën, njërin ose të dy krahët, nofullën ose stomakun. Njerëzit gjithashtu mund të përjetojnë simptoma të lidhura me një stomak të mërzitur si përzierja, vjellja, urthi etj.

Këto sulme të zemrës sipas ekspertëve, janë aq të rrezikshme, sa mund të sjellin vdekje të menjëhershme.

Duke pasur një sulm të heshtur të zemrës, shanset e vdekjes, rriten trefish nga sulmet e tjera me shenja shqetësuese.

Meshkujt kanë më shumë gjasa për ta përjetuar sesa femrat. Simptomat e heshtura kanë më shumë gjasa të ndikojnë tek të moshuarit, veçanërisht ata mbi moshën 75 vjeçare.

Sulmet e heshtura të zemrës mund të zbulohen nga EKG-ja, e cila mat aktivitetin elektrik të saj.

Shenjat e sulmit të heshtur të zemrës mund të jetë edhe një lodhje të pashpjegueshme, por dhe dhimbja në nofulla. Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës, apo dhimbje të krahëve.

Mjekët rekomandojë që të bëni shumë kujdes, sepse në rast se nuk kuptohet një sulm i parë i heshtur, nuk mund të parandalohet një sulm i dytë, që mund të jetë vdekjeprurës. /Telegrafi/

Exit mobile version