Një nga tri nxënëset, të cilët u larguan vitin e kaluar nga Londra, për t’u bashkuar me të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS), besohet të jetë vrarë në një sulm ajror të Rusisë në Siri, ka thënë avokati i familjes së saj.
Kadiza Sultana ishte 16 vjeçare, kur ishte larguar së bashku me shoqet e saj, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Avokati i familjes së sa, Tasjnime Akunje, tha se ka parë raportin për vdekjen e saj në Raqqa, para disa javëve.
Sipas tij, 16 vjeçarja kishte vendosur ta braktiste ISIS dhe të kthehej në Britani.
Ai thotë se kjo është një humbje shumë e madhe për familjen, pasi po bëhej fjalë për një vajzë të re, e cila e kishte jetën përpara.