Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar zyrtarisht 28-vjeçarin afgan Ahmad Khan Rahami si përgjegjësi kryesor i sulmit me bomba në New York dhe New Jersey.
31 persona mbetën të plagosur, pasi një bombë shpërtheu në një lagje të Manhatanit gjatë të shtunës në mbrëmje.
Rahami u akuzua me herët për tentative vrasjeje ndaj policeve, qe po kryenin arrestimin e tij.
Në ditarin e tij, sipas hetuesve, është zbuluar që Rahami të ketë shprehur dëshirën e tij për të vdekur si martir.
Në një pasazh të ditarit ai ka shkruar: “Ju SHBA, vijoni të vrisni në mënyrë të pakuptimtë, luftëtarët e shenjtë, qofshin ata nga Afganistan, Iraku, Siria apo Palestina”. /TV KLAN