Site icon Telegrafi

Sulmet në kryeqytetin e Irakut shkaktojnë disa të vdekur

Të paktën tre civilë janë vrarë, gjatë dy sulmeve të ndara në kryeqytetin irakian, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA) duke iu referuar burimeve policore.

“Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën kur një bombë shpërtheu në një rrugë në zonën Al-Tajiyat në veri të Bagdadit”, tha për AA, kapiteni i policisë Nazhan al-Khader.

Al-Khadertha konfirmoi se në një incident tjetër në qarkun Al-Mahmudiya të Bagdadit, sulmues të panjohur kanë qëlluar për vdekje.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e kryera.

Iraku vuan nga një vakum shkatërrues të sigurisë, prej kur organizata terroriste DEASH pushtoi qytetin verior të Mosulit dhe një pjesë të madhe të Irakut verior dhe perëndimor.

Exit mobile version