48 persona janë duke u trajtuar në spitalin e qytetit Christchruch në Zelandën e Re, pas sulmeve që ndodhën në dy xhami.
Siç raporton CNN, transmeton Telegrafi 48 pacientët që po trajtohen në këtë spital janë fëmijë të vegjël deri tek të rritur.
Lëndimet e tyre janë nga më të lehtat tek seriozet, sipas një deklarate nga David Meates, kryeshefi i ekzekutivit të Bordit të Shëndetit të Qarkut Canterbury.
Rreth 200 anëtarë të familjes janë në vend duke pritur lajme për të dashurit e tyre. /Telegrafi/