Site icon Telegrafi

Sulmet në Bruksel, mes të plagosurve edhe një basketbollist

Brukseli u trondit nga sulme terroriste ditën e martë, ku mbi 30 persona mbetën të vdekur, ndërsa mbi 170 të tjerë u plagosën.

Dy bomba shpërthyen në Aeroportin e Brukselit, ku në ato momente në të gjendej edhe basketbollisti brazilian, Sebastien Bellin, i cili ka mbetur i plagosur.

Në fotot e publikuara nga mediat pas ngjarjes, 37 vjeçari, i cili luan për Gent Hawks gjendej i shtrirë me xhinse të shqyera e me njolla gjaku. Mediat raportojnë se basketbollisti ka “fluturuar” rreth 20 metra në ajër nga shpërthimi i njërës prej bombave, ndërsa fatmirësisht ka mundur të mbijetojë edhe pse me plagë në trup.

Në karrierën e tij, Bellin ishte pjesë e ekipit të Oostende kur ata u shpallën kampion në vitin 2007, ndërsa ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Belgjikës.

Exit mobile version