Të tjera detaje janë bërë të ditura për sulmet e rënda që ndodhën të dielën e Pashkëve në Shri Lankë, ku rreth 359 persona mbetën të vrarë dhe më shumë se 500 të tjerë mbetën të plagosur.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se një nga atentatorët e sulmeve ka studiuar në Britaninë e Madhe.
Ka qenë ministri i Mbrojtjes ai që ka zbuluar se kamikazi kishte studiuar në Britani para se të bënte një kurs në Australi.
Ndërsa kryeministri Ranil Vikremesinge, ka thënë se grupi Shteti Islamik mund të jetë i lidhur me shpërthimet e ndodhura në 3 kisha, 4 hotele dhe në një kompleks banimi në Colombo.
Shteti Islamik ka marrë përsipër ndërkohë përgjegjësinë për sulmet edhe pse nuk ka dhënë prova për përfshirjen e tij.
Policia ka identifikuar 8 nga 9 atentatorët, një prej të cilëve ishte një grua dhe nuk kishte shtetas të huaj mes tyre. Pjesa më e madhe e autorëve thuhet se ishin të arsimuar.
Zyrtarët policorë kanë thënë të kenë ndaluar rreth 60 persona të lidhur me sulmet, përcjell Shekulli.
Gjatë ditës po ashtu është bërë e ditur se përfaqësuesi amerikan në Sri Lankë ka paralajmëruar për “komplote terroriste” në këtë shtet.
Kujtojmë se nga sulmet në këtë vend humbën jetën edhe shumë turistë, ku shumica ishin amerikanë, tetë britanikë, tre danezë, dy turq, dhe nga një viktimë respektivisht nga Kina, Holanda dhe Portugalia.