Telegrafi

Sulmet e dyshuara jordaneze kanë lënë të vdekur dhjetë persona në Siri

Sulmet e dyshuara jordaneze në Arman të Sirisë Jugore, kanë rezultuar në vrasjen e 10 personave, duke përfshirë edhe fëmijë.

Thuhet se ky veprim nga Jordania lidhet me iniciativën e saj kundër tregtarëve të drogës, pas përleshjeve me dhjetëra të dyshuar që transportonin mallra narkotike, armë, dhe eksplozivë në kufirin me Sirinë.

Për rritjen e kontrabandës së armëve dhe lëndëve narkotike, Jordania dhe aleatët e saj perëndimorë kanë fajësuar Hezbollahun dhe grupet e tjera pro-iraniane.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga Irani dhe Hezbollahu, të cilët i kanë cilësuar ato si një komplot perëndimor kundër Sirisë, e cila gjithashtu ka mohuar përfshirjen në prodhimin dhe kontrabandimin e drogës.

Ndryshe, Jordania është një nga rrugët kryesore për transportimin e lëndëve narkotike të prodhuara nga Siria. /Telegrafi/