Katër gazetarët që u morën peng nga ISIS në vitin 2013, kanë komunikuar se një prej terroristëve që goditi Brukselin një muaj më parë, kishte qenë personi ngarkuar me detyrën e ruajtjes së tyre, gjatë kohës që ata mbaheshin nga Shteti Islamik në Siri.
Fjala është për Najim Lakrauin, 24-vjeçarin që hodhi veten në erë në aeroportin Zaventem. Ky lajm pritet që të thellojë edhe më tej debatin që po zhvillohet tashmë prej muajsh në Evropë, ku një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik ka vendosur në dyshim aftësitë e shteteve kontinentit të vjetër për të ndaluar lëvizjet e ndërsjellta të ekstremistëve.
Najim Laachraoui, terroristi që hodhi veten në erë në aeroportin Zaventem të Brukselit, dikur ruante personat që merreshin peng nga ekstremistët e Shtetit Islamik në Siri. Është ky lajmi që vjen nga katër gazetarët që u morën peng në vitin 2013 dhe që u liruan në prill të vitit 2014. Gazetarët thanë se gjatë kohës që mbaheshin nga militantët e ISIS, Lachraoui njihej me emrin Abu Idris. Ata shtojnë se nuk e kishin parë më terroristin që prej Janarit të vitit 2014, për arsye të paditura. Gazetarët e kapur nga ISIS ishin Di dier Fransua, Pierre Torres, Eduard Elias dhe Nicolas Henin. Këta të fundit kanë qëndruar për afro 10 muaj në një burg që kontrollohej nga ekstremistët e Shtetit Islamik.
Ndërkohë, Lachraoui ishte një shtetas belg 24-vjeçar që kishte përfunduar studimet për inxhinieri elektrike. Ai hodhi veten në erë në aeroportin Zaventem, por autoritetet kanë arritur që të zbulojnë edhe shenja që e lidhin atë me sulmet që tronditën Parisin gjatë mbrëmjes së 13 nëntorit të vitit të shkuar.
Deklarata e katër gazetarëve pritet që të thellojë edhe më tej debatin që po zhvillohet tashmë prej muajsh në Evropë, ku një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik ka vendosur në dyshim aftësitë që kanë shtetet e kontinentit të vjetër për të ndaluar lëvizjet e ndërsjella të ekstremistëve. Shumë ekspertë kanë deklaruar se Shteti Islamik mund të ketë dërguar qindra ekstremistë të tjerë në Evropë dhe se ka planifikuar që ta godasë sërish në qendrat e qyteteve kryesore.