Telegrafi

Sulmet e 11 Shtatorit ndryshuan jo vetëm planetin, por edhe një nga veprat e famshme të Disney (Video)

Sulmi terrorist më 11 shtator ndryshoi jo vetëm planetin, por edhe një nga veprat më të famshme Disney – karikaturë “Lilo and Stitch”.

Në fakt, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për skenën kur një jashtëtokësor ndjek personazhin kryesor, pamje që dukeshin ndryshe më parë.

Fillimisht, personazhet Lilo dhe Stitch ikën prej tij në një aeroplan që i ngjante atij që u përplas në Kullat Binjake në Nju Jork.

Kjo është pikërisht ajo që krijuesit e këtij karikature e ndryshuan – skenën e debatueshme në qershor të vitit 2002 – në mënyrë që ata të mos ua kujtojnë shikuesve ngjarjet e dhimbshme të vitit të kaluar. /Telegrafi/