Site icon Telegrafi

Sulme vdekjeprurëse nga peshkaqenët në Australi, merren masa

Australia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të ndaluar sulmet e peshkaqenëve pas vdekjes së një vajze adoleshente, thotë qeveria.

Laeticia Brouwer, 17 vjeçare u sulmua për vdekje nga një peshkaqen të hënën,  derisa po bënte sërf në Australinë Perëndimore.

Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës në këtë shtet brenda 12 muajve.

Ministri i Mjedisit, Josh Frydenberg, tha “Do të mirëpresim çdo propozim për të vënë jetën e njeriut në rend të parë”.

“Kjo mund të përfshijë përdorimin e daulleve të teknologjisë së re, rrjetat, gjuetinë reduktuese ose masa të tjera të cilat Australia perëndimore i sheh të arsyeshme”, shtoi ai.

Exit mobile version