Site icon Telegrafi

Sulme me anë të Microsoft Office

Microsoft thotë se për këtë lëshim sigurie është lansuar arnimi në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo vetëm tani është hetuar kodi dashakeq i cili tenton ta keqpërdorë atë.

Lëshimi është jashtëzakonisht i rrezikshëm kur merret parasysh se për t’u infektuar mjafton që përdoruesi vetëm të indeksojë porosinë e postës elektronike me përmbajtje dashakeqe e cila automatikisht hap dritaren e programit Outlook për lexim.

Mu për këtë në Microsoft theksojnë veçanërisht instalimin e këtij arnimi për të parandaluar shpërndarjen e këtij infektimi kompjuterik. /Telegrafi/

Exit mobile version