Një seri e madhe shpërthimesh tronditën qytetin e Gazës të premten mbrëma, raporton CNN.
Gazetari i CNN atje raporton se ka dëgjuar të shtëna që vinin nga tanket si dhe një aktivitet ushtarak “të pazakontë, intensiv dhe të qëndrueshëm” gjatë dy orëve të fundit, transmeton Telegrafi.
Shumë banorë të Gazës thanë se sulmet ajrore të së premtes mbrëma ishin më intensivet që kanë përjetuar që nga fillimi i konfliktit mes forcave izraelite dhe grupit Hamas.
More footage of heavy strikes on #Gaza pic.twitter.com/5EVnZcXkw3
— NEXTA (@nexta_tv) October 27, 2023
Në anën tjetër, disa pamje të publikuara në rrjetin social X nga Nexta duket se tregojnë shkallën e këtyre bombardimeve që kanë ndodhur në Gaza.
Vetëm pak më herë, Izraeli raportoi se Hamasi operon brenda një rrjeti nëntokësor nën spitalin më të madh në Rripin e Gazës. /Telegrafi/