Ushtria siriane ka konfirmuar se mbrëmë se disa raketa kanë goditur bazat ushtarake në provincat Homms dhe Aleppo, të cilat i ka karakterizuar si “agresion”.
Agjencia iraniane Isna duke cituar burime ndërkombëtare, ka raportuar se në sulmet e mbrëmshme me raketa në pjesën veriore të Sirisë janë vrarë të paktën 40 persona dhe 60 tjerë janë plagosur, duke konfirmuar se në mesin e të vdekurve janë 18 iranianë, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave siriane spekulohet se raketat kanë ardhur nga bazat amerikane dhe britanike në pjesën veriore të Jordanisë, dhe se në total janë lansuar 9 raketa.
Në anën tjetër, observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Britani të Madhe, pretendon se sulmet janë kryer nga Izraeli duke bombarduar bazën e njohur si Brigada 47, ku humbën jetën 26 luftëtarë, shumica iranian dhe 4 sirianë.
Siç raporton AP, Teherani ka dërguar mijëra luftëtarë që Irani i përkrah për të ndihmuar forcat siriane të presidentit Bashar al-Assad në luftën 7-vjeçare.
Raketa kanë goditur caqet rreth orës 22:30 sipas kohë lokale, kurse raportohet se shpërthimet ishin aq të forta sa që kanë shkaktuar tërmet prej 2.6 Rihter. /Telegrafi/
Breaking video of the huge explosion at 46 Brigade #Hama #Syria
Unconfirmed reports says that Israeli did it. pic.twitter.com/Ag6uuTAi52— Ahmad Algohbary (@AhmadAlgohbary) April 29, 2018