Në Toulouse të Francës, një mashkull 28-vjeç ka shtypur qëllimisht me veturë një grup studentësh, raporton agjencia franceze France Press.
Si pasojë e këtij sulmi me veturë janë lënduar tre studentë, ndërsa siç raporton BBC, shofer i veturës i është vërsulur studentëve që ishin pranë kolegjit në Blagnak të Toulouse, transmeton Telegrafi.
Sipas informatave të para, bëhet fjalë për tre studentë të lënduar me prejardhje nga Kina, ku njëri është 22-vjeç kurse dy tjerët 23.
Shoferi ka pranuar se i kishte sulmuar qëllimisht studentët dhe se më pas është dorëzuar në polici. Ende nuk dihen motivet e sakta të sulmit.
Mediat franceze raportojnë se sulmuesi është i njohur për autoritetet e sigurisë për shkak të dosjes së tij kriminale. /Telegrafi/