Site icon Telegrafi

Sulm vetëvrasës pranë gjykatës në Afganistan, 20 të vrarë e 45 të plagosur

Të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës pranë Gjykatës së Lartë afgane në Kabul, thonë zyrtarët.

45 të tjerë u plagosën, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Sulmuesi kishte në shënjestër parkun e makinave të kompleksit të gjykatës, thonë raportet.

Të lënduarit janë duke u transportuar në spitale.

Nuk ka asnjë pretendim për sulmin, i cili vjen pas një numri të madh të shpërthimeve vdekjeprurëse nga ana e talebanëve dhe militantëve në muajt e fundit.

OKB-ja thotë se viktimat civile në Afganistan kanë arritur një rekord të ri, me 3,498 civilë të vrarë në vitin 2016, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version