Telegrafi

Sulm vetëvrasës në Pakistan, katër të vrarë

Në një sulm vetëvrasës të kryer në gjykatën lokale në qytetin Charsadda, Pakistan, vriten katër persona dhe plagosën dhjetë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet e sigurisë theksojnë se pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë vërejtur tre sulmues që u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e gjykatës në qytetin Charsadda në Pakistan.

Sulmuesi i pari hapi zjarr dhe hodhi një granatë dore në çka pjesëtarët e forcave të sigurisë u përgjigjen dhe e vranë në hyrje të ndërtesës.

Sulmuesi tjetër u neutralizua sapo hyri në ndërtesën e gjykatës, kurse sulmuesi i tretë aktivizoi mjetin shpërthyes që kishte në trup dhe në këtë mënyrë vrau katër persona dhe plagosi dhjetë të tjerë.

Personat e plagosur u transportuan në spitalet e afërta.