Zyrtarët policorë thonë se një sulm vetëvrasës ka goditur një stadium të futbollit, në jug të Bagdadit, duke lënë të vrarë 29 njerëz dhe 60 të tjerë të lënduar.
Zyrtarët e sigurisë thanë se shpërthimi i sotëm ndodhi gjatë një ndjeshjeje futbolli, në një stadium të vogël në qytetin Iskanderiyah, rreth 50 kilometra larg Bagdadit.
Zyrtarët mjekësorë konfirmuan shifrën e të vrarëve, duke folur në kushte anonimiteti, meqë nuk ishin të autorizuar për t’u prononcuar për medie, transmeton rel.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi i Shtetit Islamik është duke e bërë një fushatë të sulmeve vetëvrasëse në dhe rreth kryeqytetit dhe forcave irakiane.