Nga një sulmues vetëvrasës me makinë janë vrarë të paktën 13 persona dhe u plagosën më shumë se 40 të tjerë në një sulm pranë një grupi të pelegrinëve shiitë në Bagdad.
Deri më tani nuk ka ndonjë pretendim të menjëhershëm të përgjegjësisë për shpërthimin në një treg në qarkun juglindor Nahravan.
Por siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, Shteti Islamik sulmon rregullisht civilët në dhe rreth kryeqytetit irakian.
Burime të policisë kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet duke pasur parasysh numrin e madh të të plagosurve. /Telegrafi/