Telegrafi

Sulm vdekjeprurës në një organizatë bamirëse në Kabul

Së paku një person është vrarë nga sulmi në zyrat e një organizate ndërkombëtare bamirëse në qendër të Kabulit.

Një kamikaz ka hedhur veten në erë pranë organizatës Care dhe persona të armatosur më pas kanë sulmuar ndërtesën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Sediq Sediqqi, tha se forcat e sigurisë i kanë vrarë të gjithë sulmuesit.

“Dyzetedy njerëz, përfshirë dhjetë të huaj, janë shpëtuar”, tha Sediqqi, transmeton Evropa e Lirë.

Të hënën, nga dy sulme vetëvrasëse, po ashtu në Kabul, kanë mbetur të vrarë 24 veta dhe të plagosur afro 100 të tjerë.

Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë talibanët.