Militantë të dyshuar të Al Shababit kanë vrarë së paku gjashtë veta në një sulm në verilindje të Kenias.
Guvernatori i qarkut Mandera, Ali Roba, tha se një person ka marrë plagë të rënda.
Megjithatë, ai tha se rojet e sigurisë kanë arritur të shpëtojnë 27 persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm në kompleksin e sulmuar.
Al Shababi, grup militant islamik, është duke luftuar Qeverinë e Somalisë, që gëzon mbështetjen e OKB-së, por ka kryer një varg sulmesh edhe në Kenian fqinje, raporton Rel.