Një shpërthim ndodhi pasditen e së dielës në Lungomare të Vlorës.
Në shënjestër të sulmit me tritol është një 34 vjeçar i identifikuar si Indrit Sadedini.
Kalimtarët i dhanë ndihmën e parë të riut që mori plagë të rënda jashtë shtëpisë së tij.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur kur ai po ecte në trotuar.
Meqenëse prej kohës Sadedini lëvizte me makinë të blinduar eksplozivi i është vendosur në rrugën që do ta çonte te pallati, siç dyshohet e fshehur në një kuti kartoni që është aktivizuar kur ai kaloi në këmbë.
Për shkak të plagëve të marra pas dërgimit në spitalin e Vlorës u transferua te Trauma në Tiranë.
Burime të Top Channel nga policia e Vlorës bëjnë me dije se pista që po hetohet është ajo e pazarave të prishura të hashashit.
Katër vjet më parë një sasi lënde plasëse iu vendos në makinë dhe eksplozivi u neutralizua nga një ekip xhenierësh.
Në bazë të kësaj ngjarjeje ai kërkoi azil në Francë por pa sukses.
Ndërkohë policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Babicës, e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes./TCh/