Një person është vrarë dhe disa të tjerë u lënduan në një sulm me thikë në Paris, njofton BBC.
Sulmuesi, i cili nuk është identifikuar, raportohet se është qëlluar për vdekje nga policia pasi i kishte therur disa persona, duke e lënë të vdekur njërin prej tyre.
Incidenti ndodhi në zonën e Operas në qendër të Parisit. Ndërkaq, si pasojë e sulmit tetë persona mbetën të plagosur.
Dëshmitarë okularë thanë se agresori thirri Allahu Akbar apo zoti është i madh ndërsa ju vërsul kalimtarëve.
Po ashtu raportohet se agjentët e policisë tentuan fillimisht ndalin të dyshuarin me pistoletat elektrike, por kur kjo nuk funksionoi, ata hapën zjarr duke e vrarë atë.
Si pasojë e incidentit, paniku mbërtheu me qindra që ishin në zonë, të cilët ia mbathën duke u strehuar ku të mundeshin si restorantet apo dyqanet aty pranë. Policia franceze më pas izoloi zonën e sulmi dhe nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes, për të cilën detajet janë ende të pakta.
Dëshmitarët thanë se ngjarja shkaktoi panik tek të gjithë banorët që ishin pranë vendit të ngjarjes.
Përgjigjen e policisë ndaj autorit e ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm i Francës Gerard Collomb. /Telegrafi/
DERNIÈRE MINUTE : Attaque au couteau dans le 2ème arrondissement de Paris (secteur proche métro Quatre Septembre).
Plusieurs victimes. pic.twitter.com/Di3NoGkual
— Remy Buisine (@RemyBuisine) May 12, 2018