Site icon Telegrafi

Sulm me thikë në Paris, një i vdekur dhe dy të plagosur – policia “neutralizon” sulmuesin

Një person ka humbur jetën dhe dy tjerë janë plagosur, në një sulm që ka ndodhur në periferi të Parisit.

Sipas mediave franceze, të plagosurit janë në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.

Siq raporton Reuters duke cituar burime brenda policisë franceze, forcat e sigurisë kanë “neutralizuar” sulmuesin.

Ndërkaq zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se operacioni ka përfunduar në Trappes jo larg Versailles. /Telegrafi/

Exit mobile version