Site icon Telegrafi

Sulm me thikë në një universitet në Hamm të Gjermanisë, disa të plagosur

Studentët mposhtën një burrë të dyshuar për therje me thikë të disa personave në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Hamm-Lippstadt në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë Hamm, tha policia të premten.

Nga ky incident janë lënduar katër persona, tre gra dhe një burrë, disa prej tyre në gjendje të rëndë, tha policia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç është bërë e ditur më tej, një i dyshuar – mashkull 34-vjeçar – është arrestuar.

“… Disa persona u plagosën me thikë. Autori është ndaluar….”, ka bërë të ditur policia të premten në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Situata në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Hamm-Lippstadt në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë Hamm u deklarua më vonë e sigurt pas incidentit.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Dortmundit tha se ishte e paqartë nëse i dyshuari është i lidhur me universitetin. /Telegrafi/

Exit mobile version