Të paktën tre persona u plagosën në një sulm me thikë në një tren që udhëtonte midis qyteteve gjermane të Regensburgut dhe Nurembergut.
Sulmi ndodhi në orën 8:30 të mëngjesit pranë Neurmarkt. Treni ndaloi në Zeuberdorf, në juglindje të Nurembergut.
Sipas informacioneve të para, sulmuesi është arrestuar, njoftoi policia gjermane.
Për momentin nuk dihen informacione më të detajuara për sulmuesin dhe as për ashpërsinë e lëndimeve që kanë marrë personat.
Ndryshe, policia gjermane ka nis hetimet rreth rastit, i cili nuk po llogaritet si sulm terrorist. /Telegrafi/
In Seubersdorf (NM) läuft ein größerer Einsatz.
Es besteht aktuell keine Gefahr für die Bevölkerung!
Unserer Einsatzzentrale wurde gegen 9 Uhr mitgeteilt, dass es in einem ICE zu Angriffen auf Fahrgäste kommen soll. Eine männliche Person wurde kurz darauf festgenommen. pic.twitter.com/s9WVZDlX9r
— Polizei Oberpfalz (@polizeiopf) November 6, 2021