Siç shkruajnë mediat austriake, një incident ka ndodhur sot paradite në një tren lokal në Vorarlberg të Austrisë.
Po sipas medieve austriake, përcjell Telegrafi, dyshohet se bëhet fjalë për një të sëmurë mendorë i cili kishte therur me thikë dy pasagjerë.
Si pasojë, një 19-vjeçar dhe një tjetër 17 vjeçar u plagosën rëndë.
Personi që kishte bërë një akt të tillë thuhet të jetë rreth të 60-tave. /Telegrafi/