Telegrafi

Sulm me thikë në një stacion të trenit në Frankfurt, lëndohen disa persona

Disa njerëz u plagosën sot në një sulm me thikë në një stacion të trenit në qytetin gjerman të Frankfurtit.

Sipas dailymail, disa njerëz u sulmuan me thikë nga një burrë, i cili u arrestua.

Policia lokale deklaroi përmes rrjeteve sociale se asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetë, transmeton Telegrafi.

Policia nuk dha detaje në lidhje me sulmuesin, dhe as nuk specifikoi sa njerëz u plagosën.

Televizioni lokal Hashenshau raportoi se sulmi ndodhi pranë stacionit kryesor hekurudhor në qytet dhe se të gjithë të plagosurit u transportuan në spitalet aty pranë.

Le të ju kujtojmë, kjo nuk është hera e parë që trazirat kanë ndodhur në Frankfurt kohët e fundit, më 16 janar policia urdhëroi evakuimin e të gjithë të pranishmëve në aeroport pas kërcënimeve me bombë, e cila doli të ishte alarm i rrejshëm. /Telegrafi/