Site icon Telegrafi

Sulm me thikë në një kishë në SHBA, dy të vdekur

Dy njerëz kanë vdekur pasi policia tha se njerëz të shumtë u goditën me thikë në një kishë të San Jose, California të dielën natën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët së pari morën informacionin për herë të parë në orën 7:53 pasdite.

Mediat raportojnë se një burrë i panjohur sulmoi të pranishmit në kishë.

Policia së pari njoftoi se i dyshuari në sulm ishte arrestuar, pastaj më vonë e fshiu atë postim në Twitter dhe shkroi se një hetim po vazhdonte.

Tani për tani, nuk dihet saktësisht se sa njerëz u plagosën, por thuhet se disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Policia deklaron se nuk kishte asnjë shërbim në kishë në kohën e sulmit, por që njerëzit e pastrehë u lejuan të hynin në të për të shpëtuar veten nga të ftohtit. /Telegrafi/

Exit mobile version