Policia kineze ka njoftuar se 14 fëmijë janë plagosur në orët e para të mëngjesit, në një sulm me thikë brenda një çerdhe në pjesën perëndimore të qytetit Chongqing.
Sulmin në çerdhen Sinshiqi e kreu një grua 39-vjeçe e identifikuar vetëm si Liu, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.
Sulmi kishte ndodhur në momentet kur fëmijët po ktheheshin brenda objektit të çerdhes pas ushtrimeve të mëngjesit. Megjithatë, pjesëtarët e sigurimit dhe punonjësit tjerë kanë arritur ta “neutralizojnë” sulmuesen.
Ende nuk dihet numri i saktë i fëmijëve që janë dërguar për tretman në spital, kurse sulmuesja është në paraburgim. Sipas mediave lokale, arsyeja e sulmit të kësaj gruaje është bërë në shenjë proteste kundër qeverisë. /Telegrafi/
Woman detained after stabbing and injuring 14 children from a kindergarten in SW China's Chongqing on Friday. The injured have been sent to hospital. The motive of the attack is unclear, and a further investigation is underway. pic.twitter.com/azrIqr8INC
— China News 中国新闻网 (@Echinanews) October 26, 2018