Telegrafi

Sulm me thikë në një autobus në Gjermani, 14 të plagosur – dy prej tyre rëndë

Të paktën 14 vetë u plagosën, dy prej tyre seriozisht në një sulm të dyshuar me thikë në një autobus në Gjermani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky sulm ndodhi në qytetin gjerman të Lübeckut në një autobus që ishte në rrugën e tij drejt qytetit bregdetar të Travemunde.

Një i dyshuar, që thuhet se ishte një iranian dhe në të 30-at, u arrestua pasi policia u fut në këtë zonë.

Zëdhënësi i policisë Duerk Duerbrook tha se sulmi ndodhi në rrethin Kuecknitz të Lübeck. Autoritetet ende janë në përpjekje të përcaktojnë rrethanat e sulmit.

Sipas raporteve lokale, dëshmitarët thonë se autobusi ishte i mbushur me pasagjerë kur një burrë filloi të sulmonte njerëzit.

Shoferi thuhet se ka goditur frenat dhe hapi dyert kështu që njerëzit mund të iknin. /Telegrafi/