Site icon Telegrafi

Sulm me thikë në Londër, dy të plagosur

Policia në Britani ka thënë se dy persona janë therur me thikë të premten në një incident në qendër të Londrës, derisa zyrtarët e armatosur kanë shkuar në skenën ku ka ndodhur incidenti, përkatësisht në selinë e Sony Music në Kensington, transmeton Reuters.

Policia e Londrës ka thënë se ata kanë arrestuar një person, dhe se sulmi nuk është duke u trajtuar si terrorist.

“Zyrtarët, duke përfshirë zyrtarë të armatosur dhe shërbimet e ambulancës janë duke ofruar ndihmë”, ka thënë policia, përcjell rel.

“Evakuimi është duke ndodhur vetëm si masë parandaluese. Dy persona janë therur me thikë dhe po presim që të kuptojmë gjendjen e tyre”, kanë shtuar zyrtarët policorë.

Pamjet në rrjetet sociale kanë shfaqur numër të madh të makinave policore në skenën e incidentit.

Exit mobile version