Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull Shqiptar.
Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në njoftim.