Disa persona janë plagosur në një sulm me thikë që ka ndodhur në pjesën perëndimore të Gjermanisë – përkatësisht në qytetin Oberhausen, ku Focus Online bën të ditur se i dyshuari është arrestuar nga policia, shkruan Reuters.
Në anën tjetër Wesdeutsche Allgemeine Zeitung, shkruan se disa persona janë dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga thika, madje gjendja e disa prej tyre është kritike, transmeton Telegrafi.
Policia deri më tani nuk ka dhënë detaje tjera apo motivin e sulmit – duke mos anashkaluar as identitetin e moshën e sulmuesit që ka përfunduar në pranga të policisë. /Telegrafi/