Të paktën një person është plagosur rëndë, gjatë një sulmi me thikë në Këln të Gjermanisë, mëngjesin e sotëm, shkruajnë mediat e huaja.
Ai besohet të jetë plagosur me thikë nga sy persona, të cilët më pas qëlluan mbi të, pasi ai u përpoq të ikte me veturën e tij.
Të dyshuarit janë në arrati, ndërsa incidenti ka ndodhur në Flandrische, afër qendrës së qytetit në orën 4 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.