Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë, në një sulm me thikë në afërsi të qytetit gjerman Dusseldorf.
Sulmi ka ndodhur në një dyqan në Wuppertal -Elberfeld, ndërsa policia është vënë pas disa personave të dyshuar për sulmin, transmeton Telegrafi.
Deri më tani nuk ka informacione lidhur me motivin e sulmit, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumtë të njësive speciale.
Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në ditën kur një sulm i ngjashëm ka ndodhur në qytetin finlandez Turku.
Ndërkaq një ditë më parë një sulm terrorist ka shokuar Spanjën e në veçanti Barcelonën, pasi një furgon i bardhë është futur në qendër të qytetit dhe ka shtypur këmbësorët, duke lënë të vdekur 14 persona dhe qindra tjerë të plagosur. /Telegrafi/