Telegrafi

Sulm me thikë në bibliotekën e Vancouverit, një person i vdekur dhe pesë të tjerë të lënduar

Një grua u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me thikë në një bibliotekë publike afër një zone tregtare në një periferi të Vancouver, Kanada; derisa policia tha se ata e kishin vendosur në paraburgim të dyshuarin e vetëm.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, sulmi ndodhi në pasditen e së shtunës dhe hetuesit apeluan për dëshmitarët, veçanërisht ata që i kishin xhiruar pamjet, që më pas i kanë publikuar në mediet sociale.

“Ne kemi gjashtë persona që pësuan plagë me thikë. Një grua fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve”, tha Rreshteri i policisë, Frank Jang.

“Ne besojmë se kemi të dyshuarin e vetëm në paraburgim… Padyshim që pyetja është pse ndodhi kjo?”, tha ai.

Mirëpo, sa i përket këtij rasti nuk u dhanë detaje të tjera për të lënduarit. /Telegrafi/