Policia federale konfirmoi të martën se një sulm me thikë la një person të plagosur në Aeroportin e Dyseldorfit në Gjermani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha se sulmi me thikë ndodhi në një makinë shitëse të biletave të parkimit në një garazh parkimi pranë terminalit të nisjeve.
Viktima u dërgua në spital për mjekim ndërsa që i autori i sulmit është ende në arrati.
Për fat të mirë në këtë fatkeqësi, lëndimet e pësuara nga viktima thuhet se nuk ishin të rënda. /Telegrafi/